Pas daljes së serbëve nga institucionet kërkohet bashkimi pozitë-opozitë: Ky është qëllimi i eprorëve serbë

Aktuale

Pas daljes së serbëve nga institucionet kërkohet bashkimi pozitë-opozitë: Ky është qëllimi i eprorëve serbë

Nga: A.Zh Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 08:37
Eprorët serbë në Policinë e Kosovës heqin uniformat pas vendimit për dalje nga institucionet

Edhe Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka reaguar pas daljes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai ka thënë se qëllimi i eprorëve serbë që hoqën uniformat e Policisë së Kosovës, është shpallja e një Autonomie të plotë me të drejta ekzekutive për të Bosnjëzuar Kosovën, përcjell Bota sot.

Kurti ka kërkuar bashkimin e pozitë-opozitë ndaj armikut shekullor, në të kundërtën ata do t’i dënojë Zoti, populli dhe historia.

Reagimi i Kurtit në Facebook:

Beogradi nuk heq dorë nga Bosnjëzimi i Kosovës!

Eprorët serbë të cilët "punojnë" në Policinë e Kosovës heqin uniformat pas vendimit për dalje nga institucionet!

Qëllimi i këtij aksioni i dirigjuar direkt nga Beogradi, është shpallja e një Autonomie të plotë me të drejta ekzekutive për të Bosnjëzuar Kosovën.

Kjo gjë nuk guxon të ndodhë kurrsesi dhe duhet të parandalohet para se të ndodhë.

Këta policë serbë mbanin uniformën e policisë së Kosovës, por punonin për Serbinë, kurse rrogat e majme i marrin nga taksapaguesit e Kosovës.

Serbët me shekuj na dhunuan, na vodhën, na i vranë fëmijët, na i masakruan nanat dhe baballarët dhe për këto krime makabre kurrë nuk dhanë përgjegjësi!

Ne shqiptarët zemërgjerë, prapë ju afruam dorën e pajtimit, por këta nuk e duan pajtimin me shqiptarët!

Tani është momenti kur ne të gjithë që frymojmë shqip dhe pozitë e opozitë të bëhemi bashkë kundër armikut tonë shekullor.

"Punën e sodit mos e shtyj për nesër", po nuk e bëmë këtë hap tani do t'ju mbetet fëmijëve tanë ta bëjnë.

Të gjithë ata të cilët e shfrytëzojnë këtë situatë për poena politike, do t’i dënojë Zoti, populli dhe historia.

Zoti e bekoftë Kosovën

Zoti i bekoftë shqiptarët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat