Avdullah Hoti: Veprimet e qeverisë pa mbështetjen e miqve nuk i shërbejnë interesave të Kosovës

Aktuale

Avdullah Hoti: Veprimet e qeverisë pa mbështetjen e miqve nuk i shërbejnë interesave të Kosovës

Nga: M.L. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 16:26
Avdullah Hoti

Ish kryeministri i vendit Avdullah Hoti vlerëson se Kosova ka plotësisht të drejt në veprimet e ndërmarra lidhur me targat, por që nuk e ka mbështetjen e miqve të saj për kohen e ndërmarrjes së veprimit.

Sipas tij nëse këto veprime të Qeverisë çojnë në situatë kur në vend të institucioneve të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në komunat veriore, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit në Facebook:

Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin. Por përpjekjet tona kanë pasur sukses vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik. Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ‘90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë.

Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve.

Nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat