​Inaugurohet Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim (KREN)

Aktuale

​Inaugurohet Rrjeti Kombëtar për Hulumtim dhe Edukim (KREN)

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 16:46
Foto nga vendngjarja

Në Parkun për Inovacion dhe Trajnime në Prizren është inauguruar Rrjeti për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës (KREN).

Kryeministri Albin Kurti me këtë rast tha se rrjeti kombëtar për hulumtim dhe edukim është kontribuues kyç për zbatimin e politikave për kërkim dhe hulumtim.

Sipas tij, KREN do të luajë rol të rëndësishëm në Kosovë.

Kurti : Kosova sot është kampione në rajon e krahasueshme edhe me shtetet e BE-së

Ne sot po kurorëzojmë një sukses të radhës krijimin e rrjetit kombëtar për hulumtim dhe edukim KREN. Para një muaji e gjysmë e kemi inauguruar sistemin nacional për monitorimin e spektrit frenkuencor SNMS dhe së shpejti do të festojmë edhe lidhjen e fshatit të fundit në vendin tonë me infrastrukturë fikse brez-gjerë. Së bashku, me krijimin e rrjetit KREN janë aktivitet në kuadër të projektit ekonomisë digjitales të Kosovës Code të realizuar nga Ministria e Ekonomisë. Kosova sot është kampione në rajon dhe e krahasueshme me shtetet e zhvilluara të Bashkimit Evropian për shtrirje dhe përdorim të internetit brez-gjerë. Synimi ynë është shfrytëzimi sa më i lartë i kësaj infrastrukture digjitale në të gjitha sferat e jetës me qëllim të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, në veçanti jemi të përkushtuar që kjo infrastrukturë të shfrytëzohet për konsumim të shërbimeve elektronike, qeveritare nga qytetarët bizneset tona, shërbimet të cilat janë duke u zhvilluar e shtuar në vazhdimësi kështu pas lansimit të pagesave elektronike për shërbime qeveritare, certifikatave të digjitalizuar të gjendjes civile dhe digjitalizimit të vazhdimit të regjistrimit të veturave. Para dy jave lansuam edhe certifikatën e digjitalizuar të pronës”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti tha për herë të parë digjitalizimi trajtohet si një nga pesë shtyllat dhe objektiva strategjike të arsimit me një buxhet të dedikuar prej 52 milionë euro.

Kurti: KREN ua mundëson institucioneve të arsimit qasje në infrastrukturë moderne

“Përmirësimi i mjedisit për kërkime dhe inovacion është identifikuar si një prej fushave për intervenim dhe zhvillim. Arsimi cilësor është parakusht për këtë, për zhvillim të gjithmbarshëm e të qëndrueshëm të vendit tonë. në fund të muajit tetor ne kemi lansuar zyrtarisht strategjinë e arsimit 2022-2026 e cila ka buxhet 82 për qind më të lartë sesa plani strategjik i arsimit 2017-2021. Për herë të parë digjitalizimi trajtohet si një nga pesë shtyllat dhe objektiva strategjike të arsimit me një buxhet të dedikuar prej 52 milionë eurove...Rrjeti KREN, i cili po përurojmë sot, është kontribuues në krijimin e infrastrukturës digjitale për sistemin arsimor dhe do të ndihmojë në zbatim e politikave për arsim, kërkim dhe inovacion. KREN tanimë u ofron të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë qasje në infrastrukturë moderne, platforma softuer e literaturë moderne dhe mundësi bashkëpunimi dhe shkëmbimi njohurish brenda dhe jashtë kufijve të Kosovës. Me realizimin e KREN-it, Kosova është kyçur në rrjetin më të madh akademik pan evropian- GEANT. Kjo u mundëson hulumtuesve tanë të kenë qasje në resurse të ndryshme shkencore e bashkëpunim me hulumtuesit e tjerë, kolegët e tyre nga shtete e tjera që janë pjesë e këtij rrjeti”, ka thënë Kurti.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se është duke bërë përpjekje që TIK-u të jetë promotori për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Sipas saj, mundësitë që KREN-i ofron janë të paimagjinueshme.

Rizvanolli: Profesorët e studentët kanë nisur t’i shfrytëzojnë shërbimet e KREN-it

“Jam shumë e lumtur që sot po për urojmë rrjetit kombëtar për hulumtim dhe edukim KREN në Prizren, ne si ministri përgjegjëse për politikat dhe strategjitë kombëtare ne sektorin e teknologjisë dhe informacionit të komunikimit TIK, jemi duke bërë përpjekje që TIK-u të jetë promotori për zhvillimin ekonomik e shoqëror të vendit. Pas sukseseve të mëdha në shtrirjen e infrastrukturës së internetit e tani përfundimin e KREN-it, planet tona do të orientohen në promovimin e planeve tona e shfrytëzimin sa më të mirë të kësaj infrastrukture. Mundësitë që KREN-i ofron janë të paimagjinueshme për ne që e kemi përfunduar shkollimin me infrastrukturë tradicionale apo për ata gjeneratat e mija që kemi shkuar nëpër shtëpia, shkolla ndoshta edhe në mungesë të asaj infrastrukture tradicionale. Laboratorët virtualë për bujqësi, mjekësi e fushat të tjera, softuerë të statistikore softuerë të tjera të avancuar, fuqi procedimi, ruajtje e të dhënave e shumë të tjera janë shërbime nga të cilat mund të përfitojnë studentët e profesorët e hulumtuesit e universiteteve tona. Gjatë vizitës time të fundit këtu në KREN kisha rastin dhe kënaqësinë që të njoh nga afër stafin që ka punuar në realizim të projektit dhe çfarë është më e rëndësishme, profesorët dhe studentët e universiteteve që tani më kishin filluar t’i shfrytëzonin shërbimet e KREN-it”, tha ajo.

Rizvanolli tregoi se ka nënshkruar bashkëpunim me 16 universitete dhe si ministre ka planifikuar që gjatë vitit në vijim të themelojnë edhe laboratorin për radion spektrin dhe të pilotojnë rrjetin 5G. Gjithashtu ajo tregoi se është në proces të përgatitjes për t’u bërë pjesë e programit Digital Europe.

Rizvanolli: Qeveria ka miratuar lidhjen e marrëveshjes për Digital Europe

Deri më tani kemi nënshkruar memorandume bashkëpunimi me 16 universitete, kolegje në Kosovë, ku kemi paraparë zotimet dhe angazhimet e të dy palëve është krijuar qendrat e të dhënave në KREN të cilët do ta shohim sot, infrastrukturë hibride në cloud, Azure Stack on premise, e cila plotëson nevojat e të gjithë përdoruesve të komitetit akademik dhe i ofron universiteteve qasje në të gjithat shërbimet që ofron Azure. Ministria jonë ka planifikuar që gjatë vitit në vijim të themelojmë edhe laboratorin për radion spektër aty dhe të pilotojmë rrjetin 5G, gjithashtu jemi në proces duke bërë përgatitje për tu bërë pjesë e programit Digital Europe, i cili ofron rreth 9 miliardë euro, për shtet pjesëmarrëse për mundësi të ndryshme për projektet digjitale. Qeveria e Republikës së Kosovës tani më ka miratuar në parim lidhjen e marrëveshjes për Digital Europe Program dhe negociatat do të vazhdojë me Bashkimin Evropian, për të filluar negocimin për nënshkrimin dhe pastaj zbatimin e këtij programi. Përmes pjesëmarrjes në këtë program Kosova si dhe vendet e tjera të rajonit do të kenë qasje në fondet e dedikuara për të zbatuar teknologjinë digjitale të bizneseve të qytetarit e administrata publike”, ka thënë Rizvanolli.

Ndryshe mbi 85.000 anëtarë të stafit dhe studentë të universiteteve në Kosovë tash mund të shkëmbejnë njohuritë dhe të bashkëpunojnë në hulumtime.

KREN ofron shërbime të rrjetit dhe qasje në aplikacione për gati të gjitha universitetet publike dhe private në Kosovë.

Ofron platforma për mësim, sisteme për menaxhim të kurseve, dhe softuer të licencuar nga shërbimet e veta në Cloud, të bazuara në serverët më bashkëkohorë.

Në të ardhmen kjo infrastrukturë do të mund të shfrytëzohet edhe nga shkollat fillore dhe të mesme, si dhe nga institucionet tjera të shërbimeve publike. Zhvillimi i KREN ishte pjesë e Projektit për Ekonominë Digjitale të Kosovës (KODE).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat