​Rreth 300 policë kanë dorëzuar sot pajisjet e tyre në veri

Aktuale

​Rreth 300 policë kanë dorëzuar sot pajisjet e tyre në veri

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Rreth 300 policë nga katër stacionet e komunave veriore të Kosovës kanë dorëzuar sot pasdite në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës të gjitha pajisjet e tyre.

Ndërsa raportohet të njëjtën gjë do ta bëjnë të hënën edhe rreth 150 policë të tjerë.

Ata kanë ardhur të gjithë së bashku duke bartur në duar edhe dorëheqjet e shkruara në alfabetin cirilik.

Vlen të theksohet se përkundër dorëheqjeve, nëpër rrugët e veriut të vendit vërehen policë nëpër lokacione të caktuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat