​Xhaçka për zhvillimet në veri: Nevojitet dialog tash më shumë se kurrë

Aktuale

​Xhaçka për zhvillimet në veri: Nevojitet dialog tash më shumë se kurrë

Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:43
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur shqetësimin e saj pas zhvillimeve në veri të Kosovës.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se dalja e serbëve nga institucionet e Kosovës është një akt përshkallëzimi në një kohë kur nevojitet bashkëpunim dhe dialog konstruktiv.

“Ky nuk është momenti për të hequr dorë dhe bojkotuar. Ky është një moment kur dialogu nevojitet më shumë se kurrë”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, serbët e Kosovës kanë vendosur të bojkotojnë institucionet e Kosovës. Bojkotit iu janë bashkëngjitur edhe policët serbë në kuadër të Policisë së Kosovës, të cilët kanë dorëzuar pajisjet dhe dorëheqjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat