Nga LVV vjen reagimi i ashpër për Haradinajn dhe Hotin!

Aktuale

Nga LVV vjen reagimi i ashpër për Haradinajn dhe Hotin!

Nga: M.H. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:54
Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Deputeti nga radhët e LVV, Enver Dugolli përmes një postimi në facebook iu ka reaguar dy kryeministrëve të Kosovës.

Dugolli u shpreh se njëri, e paraqet Kryeministrin Kurtit si problem të sigurisë pa e thënë asnjë fjalë për kërcënimet e Vuciqit ndërsa tjetri, flet për vitet e '90 dhe për periudhën e para pavarësisë kur nuk ka pasur institucione të Republikës dhe situata nuk ka qenë e njejt, përcjell “Bota sot”.

Gjithashtu deputeti thotë që të “dy këta persona, kanë qenë Kryeministra të Republikës, nëri duke pritë 6 orë Listen Serbe për formimin e Qeverisë. Tjetri, që përgjigjej serbisht në Bruksel”.

Postimi i plotë

Dy ish-kryeministra të Republikës së Kosovës, një pas një po deklarohen se edhe pse Kosova është në të drejtën e saj, për shkak të presionit, që burim ka Serbinë, duhet të tërhiqet dhe të lëshojë pe.

Njëri, e paraqet Kryeministrin Kurtit si problem të sigurisë pa e thënë asnjë fjalë për kërcënimet e Vuciqit dhe veprimet e grupeve kriminale në veri.

Tjetri, flet për vitet e '90 dhe për periudhën e para pavarësisë kur nuk ka pasur institucione të Republikës sikur të jetë situatë e njëjtë edhe sot në vitin 2022.

Pra, njëri e paraqet Qeverinë e Republikës së Kosovës si problem. Tjetri, flet sikur mos të kishte Republikë.

E përsëris edhe një herë. Të dy këta persona, kanë qenë Kryeministra të Republikës. Njëri duke pritë 6 orë Listen Serbe për formimin e Qeverisë. Tjetri, që përgjigjej serbisht në Bruksel.

Meqë e kemi parë se si na kanë përfaqësuar deri tash. Imagjinoni se si do ishim po të ishin ende në ato pozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat