Kamera e fshehtë zbulon planin e fshehtë të Serbisë për kolonizimin e Mitrovicës veriore

Aktuale

Kamera e fshehtë zbulon planin e fshehtë të Serbisë për kolonizimin e Mitrovicës veriore

Nga: M.L. Më: 6 nëntor 2022 Në ora: 20:56
Foto nga vendngjarja

Gazetari shqiptar Marin Mema në emisionin e tij “Gjurmë shqiptare”, ka trajtuar mbushjen artificiale të veriut me banorë nga Serbia dhe vendet e tjera.

Në këtë dokumentar, nëpërmjet kamerës së fshehur është zbuluar se sa të lehtë e kanë serbët e ardhur nga Serbia, Bosnja e vende të tjera të bëhen banorë të kësaj pjese.

Një inskenim se kinse dikush është i interesuar të bëhet banorë i veriut tregon planin për koloniziminin e Mitrovicës veriore.

Mitrovica e veriut është pre e kolonizimit. Intervistuesi shfaqet si i interesuar për të marr shtëpi atje dhe banorët i thonë se për këtë duhet të drejtohet tek komuna paralele, ndërsa kur pyetet për çmimin, banori i thotë se ekziston një fond për kolonizim, që do të thotë se nuk ka nevojë për pagesë.

Ky fenomen është mjaft shqetësues, kur dihet se pas luftës mjëra shqiptarë janë detyruar t`i lëshojnë shtëpitë e tyre në veri.

Për më shumë detaje ndiqeni videon e mëposhtme:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat