Dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe, Cakolli i KDI-së: Duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre

Aktuale

Dorëheqja e deputetëve të Listës Serbe, Cakolli i KDI-së: Duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 12:44
Eugen Cakolli

Hulumtuesi nga Instituti Demokratik i Kosovës, Eugen Cakolli ka reaguar pas dorëheqjes nga Lista Serbe nga mandati i tyre si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se duhet  të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre nga deputetët e këtij subjekti politik.

“Pas dorëheqjeve edhe të deputetëve të Listës Serbe, duhet të iniciohen procedurat për zëvendësimin e tyre.  Ata duhet të zëvendësohen nga kandidatët e tjerë për deputetë nga radhët e këtij subjekti politik, e që janë vetëm nëntë sosh të mbetur”, ka shkruar Cakolli.

Po ashtu ai ka shtuar se nëse zgjedhën kandidatët për zëvendësim të deputetëve që braktisën postet e tyre atëherë të tillët duhet betuar brenda tri seancave të rregullta.

“Deputetët e ri duhet të japin betimin brenda tri seancave të rregullta. Mosdhënia e betimit përbën arsye për humbjen e mandatit”, ka shkruar tutje Cakolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat