​KPM i rekomandon televizioneve dhe radiove të kenë kujdes gjatë transmetimit

Aktuale

​KPM i rekomandon televizioneve dhe radiove të kenë kujdes gjatë transmetimit

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 20:06
Ilustrim

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka shtuar aktivitetet e tij monitoruese ndaj ofruesve të shërbimeve mediale vizuele për të vlerësuar pajtueshmërinë me rregullat dhe parimet etike, me fokus monitorimin e programeve informative lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës.

Në një njoftim për të incencuarit, KPM thekson se sipas Kodit të Etikës për ofruesit e shërbimeve mediale audiovizuele 2016/03, OSHMA-të janë të obliguara që gjatë raportimit të kenë kujdes që materialet e transmetuara të janë në pajtim me kodin etik, në mënyrë që publiku të informohet drejt dhe saktë rreth situatës politike dhe të sigurisë në Republikën e Kosovës.

“Duke pas parasysh se roli i mediave në informimin e publikut është i një rëndësie të veçantë, KPM i udhëzon të gjitha OSHMA-të që gjatë raportimit të sigurohen se të dhënat e transmetuara të jenë të verifikuara dhe të bazuara në informacione kredibile në mënyrë që të ruhet qetësia dhe siguria në vend”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat