Kosova kafshatë e madhe për Serbinë/ Oficeri i UÇK-së zbulon planin serb për veriun - kjo është frika më e madhe e Vuçiqit

Aktuale

Kosova kafshatë e madhe për Serbinë/ Oficeri i UÇK-së zbulon planin serb për veriun - kjo është frika më e madhe e Vuçiqit

M.Lakna Nga M.Lakna Më 7 nëntor 2022 Në ora: 22:41
Aleksander Vuçiq dhe Albin Kurti

Vendimi i Qeverisë për zbatim të vendimit për targa të automjeteve që pasoi me bojkotimin e institucioneve nga ana e serbëve të Kosovës, po vazhdon ta mbajë situatën e tensionuar në Kosovës, e veçanërisht në pjesën veriore të vendit.

Ndërkohë që është duke vazhduar retorika kërcënuese e Serbisë kundër Kosovës, kryeministri Albin Kurti është shprehur i vendosur në zbatimin e ligjit dhe kushtetutës në gjithë territorin.

Madje ai ka thënë se, Beogradi po e mban veriun nën tension për shkak të planit franko-gjerman për përmbylljen e dialogut Kosovë-Serbi.

Lidhur me situatën aktuale për gazetën “Bota sot” ka folur Hafir Hoxha, ish Komandant i Njësisë Ushtarake Policore të UÇK-së.

Image
Hafir Hoxha

Hoxha ka thënë se, problemin me Kosovën nuk kanë mundur ta zgjidhin kurrë askush nga serbët në asnjë mënyrë as me dhunë, terror, pastrim etnikë, shpërngulje, djegieje, presion, maltretim , me luftë speciale e as me luftë të armatosur.

“Kosova këto ditë është duke e përjetuar një dallgë të madhe politike e cila epiqendrën e ka në Beograd por dëmet nga ato dallgë ndodhin në Kosovë , ngjashëm me dallgët e oqeanit të cilat dëmet i shkaktojnë në brigje aty ku takohen ose ndahej uji dhe toka.

Në Kosovë pra dallgët e politikës serbe efektet, dëmet i shkaktojnë aty ku takohen ose ndahen serbët dhe shqiptarët .

Për ta kuptuar mirë gjendjen politike nuk mjafton të njohim kalendarin politik në Kosovë vetëm 30 vitet e fundit por shumë më herët.

Duhet kuptuar se Kosova ishte kafshatë që nuk ka mundur ta kapërdinte as ish Jugosllavia!

Tani logjike që kur Jugosllavia nuk ekziston, ky problem ka mbet vetëm i Serbisë kurse shqiptarët janë përforcuar shumëfish më shumë se sa ishin në kohën e ish Jugosllavisë prandaj Serbia është ngulfat edhe më shumë me Kosovën.

Problemin me Kosovën nuk kanë mundur ta ë zgjidhin kurrë askush nga serbët në asnjë mënyrë as me dhunë, terror, pastrim etnikë, shpërngulje, djegieje, presion, maltretim , me luftë speciale e as me luftë të armatosur”, është shprehur Hoxha.

Ai rikujtoi se, Serbia deri sa luftoi me Slloveninë, Kroacinë dhe Bosnjën e Hercegovinën nuk u ndez asnjë fishek brenda saj, por kur filloi luftën në Kosovë ajo u bombardua e u shkrumbua e tëra.

“Kjo tregon se çfarë kafshate e madhe është Kosova për Serbinë”, është shprehur ai.

Ushtaraku thekson se, pavarësisht propagandës së Vuçiqit kundër Kosovës, serbët në Kosovë e në Serbi e dinë realitetin se kush është fajtori i vërtetë për situatën.

“Edhe pse presidenti radikal Vuçiq zhvillon propagandë me tërë shtetin kundër shqiptarëve, kundër institucioneve të Kosovë prapë serbët në Kosovë dhe ata në Serbi e dinë fort mirë realitetin se nuk jemi ne shqiptarët problem mes nesh, por janë vet serbët fajtorë që kanë krijuar mite për shekuj me radhë e tani i erdhi puna kësaj gjenerate ta pranojnë realitetin e jo mitet!

Këtu është problemi dhe e këndejshmja , ata dëshirojnë të kenë hapësirën gjeografike të Kosovës por pa shqiptarë! Kjo nuk mund të ndodhë dhe këtë e dinë fort mirë serbët”, ka potencuar ai.

Ai ka thënë se pas pavarësisë së Kosovës, serbëve u ka mbetur që të mundohen me çdo kusht të bëjnë skenare për të arritur deri te ndarja e Kosovës.

“Çka u ka mbet serbëve të bëjnë tani pas pavarësisë së Kosovës tjetër pos të mundohen me çdo kusht me të gjitha mënyrat dhe metodat e mundshme të bëjnë skenarë që me prua punën me vendos kufirin gjeografik mes serbëve dhe shqiptarëve sa më në jugë që është e mundur dhe mos të mbesin shqiptarë në serbi pasi kanë frikë se ata me vite do të zgjerohen drejt veriut deri Vranjë e Nish”, ka potencuar ai.

Sipas Hoxhës, këtu ka ndikuar edhe plani franko-gjerman me të cilin Serbia do të humbë kurrë.

“Prandaj presioni që është duke iu bërë Serbisë për marrëveshje përfundimtare me Kosovën me planin Franko-gjerman, me të cilin ajo humbë shumë, do t’i humbë serbët në Kosovë dhe do të ju afrohen shqiptarët në drejtim të veriut! Këto Serbia nuk guxon t’i lejojë prandaj u ka ardhur thika në asht kur thonë; një herë kemi me vdekë! Pra tani janë të gatshëm ndoshta me vdekë tani me moral e patriotizëm sipas tyre se sa të tretën me vonë dhe me turp.

Për këtë arsye Vuçiqi tani manipulon me Serbët e Kosovës sa të mundet duke u munduar sa më shpejt derisa nuk janë dorëzuar serbët dhe ta kuptojnë lojën e tij politike dhe të heqin dorë nga ai e nëse serbët në Kosovë e pranojnë realitetin ata e din se do të jetojnë më mirë në Kosove dhe me shqiptarë se sa atje në Serbi, e nëse Serbët rehatohen në Kosovë atëherë Serbia s’ka mundësi të përzihet ne punët e brendshme të Kosovës”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se Serbia ka në plan armatosjen e serbëve në veri.

Pra mendoj se Serbia është duke u bërë gati që me i armatos deri në dhëmb serbët në veri, pasi me ushtrinë e saj shkaku i NATO-s nuk guxon të hyjë, por kuadrat komanduese dhe vullnetarët do t’i fut në RKS dhe synimi i fundit është ndarja e Kosovës.

Serbia Po mundohet ta bëjë këtë me princip të gradualitetit, pra se pari Bashkësinë e Komunave dhe me investime në ato pjesë faktikisht e shtyn kufirin mes shqiptarëve dhe serbëve”, ka nënvizuar ish ushtaraku.

Në fund ai i bëri thirrje Qeverisë së Kosovës që të mos bie pre e provokimeve serbe, të koordinohet me aleatët dhe të ketë unitet të brendshëm politik.

“Qeveria e Kosovës duhet të jetë vigjilente të mos bie pre e provokimeve të Serbisë, duhet të jetë në kontakt me miqtë tanë dhe me KROR-in, të njoftojnë rregullisht për synimet dhe komplotet serbe , kurse me opozitën duhet të komunikojnë më seriozisht dhe t’i lënë anash sjelljet e papjekurisë politike dhe synimet partiake të pushojnë bile deri sa të është intensiteti i lartë i këtyre trazirave serbe”, përfundoi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat