Nurellari: Një marrëveshje pa njohje me Serbinë është një “Ahtisari plus”

Aktuale

Nurellari: Një marrëveshje pa njohje me Serbinë është një “Ahtisari plus”

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 08:29
Adri Nurellari

Nuk ka ndonjë dobi të madhe marrëveshja me Serbinë e cila nuk sjellë njohje, ka thënë anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Adri Nurellari.

Këto deklarata ai i bëri teksa komentoi planin franko-gjerman sa i përket marrëveshjes finales mes Kosovës dhe Serbisë.

Unë nuk shikoj ndonjë dobi të madhe nga një marrëveshje që nuk sjellë njohje për shumë arsye se është i bie një marrëveshje për një marrëveshje tjetër. Në fund të fundit duhet kujtuar që kemi të kaluar të negociimit në Vjenë ku ishte negociimi i Kosovës bënte koncesione dhe akomodonte interesat e serbëve duke pasur parakusht që po siguronte njohjen e Serbisë dhe në moment të fundit Serbia dhe Rusia u larguan nga negociatat dhe Kosova shpalli pavarësinë dhe pranoi të njëjtin çmim edhe pse nuk mori atë që priste për të cilin negocioi”, tha ai.

Ai shtoi se një marrëveshje e tillë që nuk siguron njohjen reciproke, është një “Ahtisari plus” – pakoja përmes së cilës shteti i Kosovës shpalli pavarësinë e saj.

“Kështu që një marrëveshje e re që nuk siguron njohjen duket një ‘Ahtisari plus’, nuk i di detajet padyshim se status-quo është e padurusheme. E kam të vështirë të kuptojë ku Serbia është më e dobët të kemi një ofertë më të pafavorshme për Kosovën sesa që kishim ta zëmë para pak vitesh kur flitej për korrigjim kufijsh”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat