PDK-ja kundër zgjatjes së masave emergjente në energji

Aktuale

PDK-ja kundër zgjatjes së masave emergjente në energji

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:35
Ferat Shala

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka shprehur qëndrim kundër zgjatjes së masave emergjente në energji elektrike.

Ai përmendi edhe shpenzimet e buxhetit të shtetit sa herë që thirret një seancë.

“Askush nuk e ndalon Qeverinë që të marrë masa emergjente por kjo qasje është e gabuar. Nuk mund të mbijetoni vetëm me masa emergjente, GP i PDK është kundër zgjatjes së masave dmergjente. Ende nuk e keni sjellë strategjinë për energjinë elektrike. Nuk jeni transparent, nuk keni guxim intelektual dhe duhet të mbyllet kjo çështje”, tha Shala.

“Mëditje merrni çdo herë sa herë që kërkon ministrja të na thërras. Nuk shkon kështu, llogaritni që jemi thirr gjashtë herë me të njëjtin raport, llogaritni se sa shpenzime ka bërë ky Kuvend”, shtoi tutje Shala.

Kundër këtyre masave ka dalë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat