Ibrahimi: Kurti ka ndarë mendjen që ta çojë vendin në zgjedhje

Aktuale

Ibrahimi: Kurti ka ndarë mendjen që ta çojë vendin në zgjedhje

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:44
Ilir Ibrahimi

Analisti i politikës, Ilir Ibrahimi, ka thënë se duke u bazuar në deklarimet e deputetëve dhe analistëve përkrahës të VV-së, Kurti ka ndarë mendjen që ta çojë vendin në zgjedhje.

Ibrahimi ka shkruar në Facebook, se ka mbetur të dizajnohet vetëm posteri zgjedhor siç thotë ai: “me një luan mbret që po lufton kundër gjithë botës”.

Shkrimi i plotë i tij:

Bazuar në deklarimet e disa deputetëve dhe analistëve lojal të pushtetit, shihet qartë se Kurti e ka ndarë mendjen ta qojë vendin në zgjedhje.

Parulla se të gjithë: SHBA, BE, Opozita, Mediat, analistat janë bërë me Serbinë, tanimë është evident.

Mbetet të dizajnohet vetëm posteri zgjedhor me një luan mbret që po lufton kundër gjithë botës.

Por problemet aktuale si terri dimëror, kriza ekonomike, inflacioni, dialogu etj etj , prapë do të jenë në tavolinë, për cilindo që merr pushtetin e ardhshëm, qoftë edhe Kurti me 90% të votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat