Rasim Selmanaj i drejtohet Kurtit: Kthjellu o djalë i mirë, ndali aventurat

Aktuale

Rasim Selmanaj i drejtohet Kurtit: Kthjellu o djalë i mirë, ndali aventurat

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:01
Rasim Selmanaj

Ish-kryetari i Deçanit, njëkohësisht ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Rasim Selmanaj, ka kritikuar kryeministrin Kurti përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se Kosova po kthehet disa hapa prapa duke mos pasur bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Albin, kthjellu o djali i mirë , sa nuk është bërë vonë. Ne e njohim mirë Serbinë, madje ma mirë se ju, sepse në këtë vend ka me mijëra njerëz e familje që e kanë luftuar Serbinë tash e katër dekada, po flas për aq sa unë isha aktiv e sa une mbaj mend, e që sot për fat e për çudi jam deshmitar i gjallë”, ka shkruar Selmanaj.

Mes tjerash, ish-deputeti i AAK-së ka thënë se patriotizmi nuk bahet me veprime të pamatura

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat