Edita Tahiri si Ramush Haradinaj: Nëse jo me amerikanët, atëherë me kë koordinohet Kurti?

Aktuale

Edita Tahiri si Ramush Haradinaj: Nëse jo me amerikanët, atëherë me kë koordinohet Kurti?

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 12:32
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedime me Serbinë, Edita Tahiri, ka komentuar takimin e sotëm të kryeministrit të Kosovës, Alibin Kurti, me liderët opozitarë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me mos koordinimin e kryeministrit me SHBA-të për situatën në veri.

“Takimi mes Kryeministrit dhe opozitës nuk rezultoi në unitet por në ndarje rreth rëndesise se koordinimit me SHBA-te. Opozita u shpreh se janë pro për SHBA-të, ndërsa Kryeministri Kurti vazhdoi të jetë kundër koordinimit me SHBA-te.

Një gjë duket absurde, Kurti thotë në media se koordinohet me aleatët, mirëpo pyetja është nëse nuk koordinohet me amerikanet atëherë me ke koordinohet Kurti ?”, ka shkruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat