“I ka vënë vetes një detyrë të rëndë”, familja Imeri jep lajmin e keq për Haradinajn dhe argatët kundër Kurtit

Aktuale

“I ka vënë vetes një detyrë të rëndë”, familja Imeri jep lajmin e keq për Haradinajn dhe argatët kundër Kurtit

Nga: A.Zh Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:59
Glauk Konjufca, Vjosa Osmani, Albin Kurti dhe Donika Gërvalla

Familja e veprimtarit të vrarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës Haki Imeri, ka reaguar ndaj kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj. Ky i fundit ka lëshuar takimin e thirrur sot nga kryeministri Kurti, të cilin e ka akuzuar se “mbante ligjërata e nuk sqaronte përse ka prishur raportet me Amerikën”.

E sipas familjes Imeri, Kurti e ka të vështirë të pranojë se nuk ka më kryeministër që prodhon pazare të natës në Kosovë, përcjell Bota sot.

Kjo familje ka theksuar se edhe pse janë bashkuar argatë për ta rrëzuar qeverinë e Kurtit, nuk do t’ia arrijnë.

Reagimi i plotë i familjes Imeri në Facebook:

-Kryetari i AAK-së e ka vështirë ta pranojë faktin se nuk ka më kryeministër që prodhon pazaret e natës me 6% në Kosovë.

-Jane bashkuar argatë dhe renegatë, te të gjitha frymave politike dhe racore për ta rrëzuar qeverinë Kurti, praktikisht për ta rrënuar shtetin e Kosovës..

-Nuk do t’ia arrini.

-Kjo dëshirë nuk do t’u plotësohet edhe pse 'fronti i përbashkët" shumëngjyrësh po shkrep shkëndija e jep sinjale; po duket se i ka vënë vetes një detyrë të rëndë.

-Liderët e Kosovës duhet të jenë unikë.

-Të mbrohet ligjshmëria dhe shteti nga të gjithë ata faktorë destruktivë të brendshëm dhe të jashtëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat