A e përkrah Qeveria e re suedeze heqjen e vizave për Kosovën? Çfarë thotë ish-kryeministri Bildt

Aktuale

A e përkrah Qeveria e re suedeze heqjen e vizave për Kosovën? Çfarë thotë ish-kryeministri Bildt

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 15:58
Carl Bildt

Ish-kreu i diplomacisë Petrit Selimi e ka pyetur ish-kryeministrin suedez, Carl Bildt, nëse pritet ndonjë ndryshim i madh në politikën e jashtme suedeze pas qeverisë së re atje në raport me Kosovën.

Selimi e ka pyetur konkretisht rreth qëndrimit për liberalizimin e vizave.

Bildt ka thënë se s’është ne dijeni as çfarë kanë thënë qeveria e kaluar dhe as cili është qëndrimi i Qeverisë së re, megjithatë ka thënë se do të interesohet për ta gjetur se çfarë mendon Suedia për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Më duhet të rrëfej se nuk e di se çfarë ka thënë qeveria e mëparshme për këtë. Ballkani ishte shumë poshtë në listën e tyre të prioriteteve. Qeveria e re ka shumë pak gjasa që të ketë krijuar një politikë për këtë. Do ta zbuloj”, ka shkruar Bildt.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat