Shefi i EULEX tek presidentja një ditë pasi shprehën gatishmëri për angazhim në Veri

Aktuale

Shefi i EULEX tek presidentja një ditë pasi shprehën gatishmëri për angazhim në Veri

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 17:12
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigermark me të cilin kanë biseduar për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe për bashkëpunimin mes Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare.

Siç thuhet në komunikatë, shefja e shtetit ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës për rend dhe ligj dhe për sigurimin e mbarëvajtjes së sigurisë publike në të gjithë territorin e Republikës.

Për këtë Osmani ka thënë se Kosova është në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Nga EULEX gjatë ditës së djeshme kanë treguar se janë të gatshëm të angazhohen nëse i kërkohet nga Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat