​Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë për Kosovë

Aktuale

​Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë për Kosovë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 17:24
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin jo rezident të Japonisë për Kosovë, Akira Mizutani, i shoqëruar nga i ngarkuari me Punë në Ambasadë e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Gjatë takimit, në të cilin u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe mundësitë e reja, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për shtetin dhe popullin e Kosovës. 

Nëpërmjet ndihmës dhe asistencës në fusha, si mjedisi, shëndetësia, siguria e ushqimit, menaxhimi i pyjeve dhe menaxhimi i katastrofave natyrore, Japonia ka prekur drejtpërdrejt qytetarët e Republikës, deklaroi kryeministri Kurti. Për Japoninë, Republika e Kosovës është partneri i besueshëm në Ballkanin Perëndimor, ndërkaq për kompanitë japoneze, mundësi shumë e mirë për investime, tha ndër të tjerash kryeministri Kurti. 

Ambasadori japonez, Mizutani, tha se Japonia vlerëson lart qëndrimin e Kosovës ndaj luftës në Ukrainë, duke shtuar se Japonia do të vazhdojë të mbështesë Kosovën me të cilën ndanë vlera dhe qëndrime të përbashkëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat