Bajqinovci befason me deklaratën për Kurtin - ka një mesazh ironizues për Abdixhikun!

Aktuale

Bajqinovci befason me deklaratën për Kurtin - ka një mesazh ironizues për Abdixhikun!

Nga: M.H. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 17:46
Mefail Bajqinovci

Gjatë ditës së sotme është mbajtur takimi i kryeministrit Kurti dhe opozitës.

Pas takimit kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur që kryeministri Kurti nuk iu ka treguar se çfarë ka në planë të bëjë.

E në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci.

Ai përmes një shkrimi ka ironizuar me Abdixhikun duke u shprehur “kryeministri Kurti nuk po na e tregon planin për veriun as neve deputetëve të Grupit Parlamentar te LV-së, e po ia tregon deputetit të LDK”.

Ndër të tjera ai vazhdoi gafën duke iu drejtuar se “kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty planin për veriun”, shkroi Bajqinovci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Kryeministri Kurti nuk po na e tregon planin për veriun as neve deputetëve të Grupit Parlamentar te LV-së, e po ia tregon deputetit të LDK . Kur të më të tregon mua Lumir, mos ta nin se pastaj ta tregoj unë ty planin për veriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat