Arianit Koci tregon problemin kryesor në veri: Kosova është tradhëtuar – ja si duhet të veprohet!

Aktuale

Arianit Koci tregon problemin kryesor në veri: Kosova është tradhëtuar – ja si duhet të veprohet!

Nga: A.M. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:33
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka komentuar sërish zhvillimet në veri, pas tërheqjes së serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook tha se vështirë të gjendet një zgjidhje me këtë mentalitet politik në Serbi.

Megjithatë, Koci tha se një nga mundësit është që Kosova e Serbia me u futë në BE, me një procedurë të përshpejtuar.

Koci përmendi edhe problemin kryesor në veri.

“Në veri, por edhe në pjesën jugore të Mitrovicës, tani kemi problem serioz me gjyqësorin.

Mungesë të theksuar të kuadrove, të një sistemi që edhe ashtu ka pasur më pak kuadro.

Në një mënyrë, shteti i Kosovës është minuar. Është tradhëtuar.

Mos të harrojmë: gjykatësit dhe prokurorët serb, nuk kanë gjykuar vetëm për serbët e asaj ane”, shkroi Koci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

1.

Serbët e veriut integrohen në Kosovë, aq sa ne jemi integruar në Serbi gjatë të 90-ave.

Kush mendon ndryshe, jeton në iluzion.

Kjo u pa tani, kur në mënyrë të organizuar dhanë dorëheqje - prej policëve deri te prokurorët e gjyqtarët.

A ka zgjidhje?

Vështirë me këtë mentalitet politik në Serbi.

Sioqoftë, njëra prej mundësive është që Kosova e Serbia me u futë në BE, me një procedurë të përshpejtuar.

2.

Serbët e Kosovës janë qytetarë të barabart me të gjithë neve.

Në fakt, ata janë më të barabart se ne shqiptarët në Kosovë: e kanë shtetin rezervë dhe shtetësinë rezerve - Serbinë!

Harrova krejt: edhe politikanët tanë e kanë shtetësinë e Shqipërisë!

P.s

Gjykatësit dhe prokurorët serbë qē kanë dhënë dorëheqje, nuk mund të kthehen më, pa iu nënshtruar përsëri procedurave rekrutuese.

Kush mendon që mund të kthehen, pa procedura, vetëm me marrëveshje politike, Kosovën e konsideron si banana shtet.

Çka po dua të them me këtë:

Në veri, por edhe në pjesën jugore të Mitrovicës, tani kemi problem serioz me gjyqësorin.

Mungesë të theksuar të kuadrove, të një sistemi që edhe ashtu ka pasur më pak kuadro.

Në një mënyrë, shteti i Kosovës është minuar. Është tradhëtuar.

Mos të harrojmë: gjykatësit dhe prokurorët serb, nuk kanë gjykuar vetëm për serbët e asaj ane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat