Veriu i qetë, vazhdon fletqortimi për targat

Aktuale

Veriu i qetë, vazhdon fletqortimi për targat

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:40
Foto nga vendngjarja

Masa e Qeverisë së Kosovës për targa duke iu shqiptuar fletqortime atyre serbëve që ngasin vetura me targa ilegale, po vazhdon edhe pse me intensitete të vogël, pasi edhe qarkullimi ka qenë më i kufizuar. Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda 4 orëve janë shqiptuar vetëm 8 fletqortime, raportojnë zyrtarë nga kjo pikë

Ekipi i RTK-së gjatë ditës ka qenë dhe po vazhdon të qëndroj në këtë pjesë të vendit, derisa përshkruhet kryesisht e qetë.

Gjatë periudhës sa ekipi ka lëvizur në këtë aks rrugorë, nuk janë para patrulla të policisë e as të KFOR-it, përjashtuar dy vetura të EULEX-it.  

Ndërkohë, raportohet për një veturë të djegur me targa RKS. Vetura ka qenë e një qytetare nga komuniteti serb. Sipas njoftimit, nuk ka pasur ndonjë të lënduar përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet.

Ndryshe, vetëm gjatë dy muajve të fundit, Policia e Kosovës ka regjistruar pesë raste të djegies së pronës së personave, të cilët kanë vendosur të zëvendësojnë targat KM me ato RKS. Djegia e veturave është kundërshtuar nga liderët politik në Kosovë, por edhe ata nga komunitete ndërkombëtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat