Osmani: Institucionet e Kosovës të përkushtuara për rend dhe ligj

Aktuale

Osmani: Institucionet e Kosovës të përkushtuara për rend dhe ligj

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:55
Foto nga vendngjarja

Zhvillimet e fundit në veriun e vendit si dhe bashkëpunimi i institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare, ka qenë temë diskutimi në takimin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar me shefin e misionit EULEX-i, Lars-Gunnar Wigemark.

Sipas një njoftimi për medie lëshuar nga Presidenca, thuhet se Osmani ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e rendit dhe ligjit.

Po ashtu edhe për sigurimin e mbarëvajtjes dhe sigurisë publike në të gjithë territorin e vendit në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka vlerësuar koordinimin e vazhdueshëm me EULEX-in.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat