​Osmani e Mehaj diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në vend

Aktuale

​Osmani e Mehaj diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në vend

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:59
Foto nga takimi

Pas zhvillimeve të ditëve të fundit në veri të vendit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Përmes një komunikate për media të Presidencës bëhet e ditur se në këtë takim u diskutuan për zhvillimet e fundit në vend dhe sfidat e sigurisë.

“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë. 

Presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat