​Osmani e Mehaj diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në vend

Aktuale

​Osmani e Mehaj diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në vend

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 18:58
Foto nga vendngjarja

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, lidhur me zhvillimet e fundit në vend si dhe sfidat e sigurisë.

Në një njoftim të Presidencës thuhet se presidentja Osmani dhe ministri Mehaj diskutuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë në mes të institucioneve të sigurisë për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

Sot gjatë ditës, e para e shtetit ka pasur takim edhe me kreun e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Po ashtu, zhvillimet e fundit në veriun e vendit si dhe bashkëpunimi i institucioneve shtetërore me ato ndërkombëtare, ka qenë temë diskutimi në takimin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar me shefin e misionit EULEX-i, Lars-Gunnar Wigemark.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat