Raci: Serbia e do veriun e Kosovës

Aktuale

Raci: Serbia e do veriun e Kosovës

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 19:08
Gazmir Raci

Analisti politik, Gazmir Raci, ka thënë që është e qartë që Serbia me veprimet që po i bën, po tregon që është e interesuar për veriun e Kosovës.

“Serbia po na dëshmon së fundmi se nuk është e interesuar as për planin gjermano francez, as për Asociacionin, por që e do veriun. Serbia tentoi para 3-4 vitesh ta marrë veriun me njëfarë marrëveshje të famshme korrigjimi. Serbia prap po tenton tani përmes strukturave paralele. Serbët vetëm ata që janë të instrumentalizuar në pjesën veriore kanë dalë nga institucionet”, tha Raci.

“Pozicioni tashmë është shumë i qartë sa i përket të dyja palëve për planin gjermano-francez. Serbia refuzoi e para. Kemi qëndrimin e  kryeministrit Kurti i cili rikonfirmon që ai ia ka dorëzuar komunitetit ndërkombëtar komentet mbi planin gjermano-francez. Kjo për mendimin tim i bie që nuk ka dhënë refuzim ndaj këtij plani, por ka dërguar komente. Është një proces i natyrshëm”, ka thënë ai.

Raci në një intervistë në Info Magazine, ka thënë që këto veprime tregojnë që kryeministri Kurti nuk është duke luajtur për interesa të tij politike.

“Këtu e vlerësoj kryeministrin Kurtin, i cili nuk bëri hap të nxituar për të dalë para publikut dhe kjo e vërteton atë që ai nuk është duke luajtur për interesa të tij ditore politike. Po të kishte Kurti kalkulime për zgjedhje, do të dilte dhe të thoshte se unë jam kundër këtij plani”.

“Në fakt ai bëri një hap të guximshëm dhe nuk e shfrytëzoi momentumin për të na çuar në zgjedhje, sepse ka mundësi për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme. Kosova nuk ka luks që të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, por duhet të koncentrohet që të finalizojë këtë proces sa më shpejtë”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat