Video kur paralajmërohej për Asociacionin/ Duan të na ndërtojnë kancer brenda të kontrolluar nga Serbia, çfarë mesazhi po çon VV?

Aktuale

Video kur paralajmërohej për Asociacionin/ Duan të na ndërtojnë kancer brenda të kontrolluar nga Serbia, çfarë mesazhi po çon VV?

Nga: N.E. Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 20:26
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, viti 2007

Lëvizja Vetëvendosje ka postuar një video të vitit 2007, në të cilën shihet kreu i kësaj partie dhe tashmë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në të cilën mban një fjalim në një prej protestave dhe flet rreth Asociacionit.

Kurti kishte paralajmëruar mundësinë e formimit të Asociacionit, duke thënë se do të kenë kompentenca komunat me shumicë serbe, më shumë sesa komunat shqiptare.

Ai ishte shprehur se dëshirojnë të bëjnë një Republikë serbe brenda Kosovës, ta ndërtojnë një kancer që ta kontrollojë Serbia.

Sipas tij, e gjithë koha, nervat dhe energjia do të shkojë duke tentuar të asimilohet kanceri.

“Po dojnë me maru komunat me shumicë serbe që do të kenë jashtëzakonisht më shumë kompentenca, sesa komunat me shumicë shqiptare. Ata do të kenë të drejtë të drejtojnë universitete, të menaxhojnë spitale dhe kjo nuk ndodh në komuna shqiptare. Tjetra është që kanë me pasë të drejtë me i lidhë horizontalisht ndërmjet vete dhe vertikalisht me Beogradin. Dojnë me marru diçka të ngjajshme si Republika serbe brenda Kosovës, me na maru një kancer brenda që ka me kontrollu krejt Serbia dhe koha, nervat e energjia ka me shku t’u kqyrë me asimilu qat kancer dhe s’kena me mujtë. Edhe me u bo shtet i pavarur, qeky kancer s’ka me të lënë rehat”, ishte shprehur Kurti, në videon e vitit 2007.

Në videon e publikuar, Vetëvendosje ia bashkangjitur edhe deklaratën e djeshme të Kryeministrit Kurti, kur pyetet për asociacionin.

“Ju e dini që shumë mirë që pyetjeve tuaja për asociacionin unë ju përgjigjem tash e nëntë vjet. Pse po besoni që është pyetje e re kjo?”, ishte shprehur Kurti.

Kujtojmë se Kryeministri Kurti është duke u përballur me presionin për themelimin e Asociacionit dhe një zgjidhje për dialogun me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat