“Ka filluar të flasë për Podgoricën, Sarajevën e Shkupin”, Pal Lekaj zbulon se çka e bëri Haradinajn nervoz që ta lëshojë takimin me Kurtin

Aktuale

“Ka filluar të flasë për Podgoricën, Sarajevën e Shkupin”, Pal Lekaj zbulon se çka e bëri Haradinajn nervoz që ta lëshojë takimin me Kurtin

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:16
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka treguar se pse kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, e ka lëshuar takimin e sotëm me kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Lekajt, Haradinaj e lëshoi takimin meqë Kurti ka filluar të flas për Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin, e jo për ndonjë plan veprimi për zgjidhjen e situatës në veri.

Sipas tij opozita nuk kishte qenë e ftuar nga kryeministri që të marrë pjesë në ndonjë plan të veprimit.

“Zotri Kurti nuk e ka ftu opozitën që të tregojë ndodnjë plan të veprimit, t’i tregojë opsionet e veta se si dilet nga zgjidhja, ka filluar të bisedoj për Podgoricën, Sarajevën, Shkupin dhe Beogradin dhe kështu mendoj që ka qenë jo e pranueshme për zotëri Haradinajn”, ka thënë Lekaj në RTV Dukagjini.

Sipas tij, një gjë e tillë ka qenë fyese për Haradinajn.

“Ka qenë mjaft fyese për Haradinajn dhe me të drejtë e ka lëshuar takimin dhe nëse një kryeministër e fton opozitën dhe sjellët në atë mënyrë mendoj që është e papranueshme jo vetëm për Haradinajn por për gjithë spektrin politik”, ka shtuar Lekaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat