Konjufca: Serbia po kalon nga Plani A në Planin B, hallin e ka te propozimi franko-gjerman

Aktuale

Konjufca: Serbia po kalon nga Plani A në Planin B, hallin e ka te propozimi franko-gjerman

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 21:27
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka thënë se bojkotimi i organizuar i institucioneve të Kosovës nga serbët, është një skenar i gjerë i Serbisë me dirigjent presidentin Aleksandar Vuçiq. Sipas Konjufcës, Serbia e ka hallin te propozimi frank-gjerman.

Ai ka deklaruar se targat nuk lidhen esencialisht me zhvillimet që po ndodhin.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se targat janë vetëm një shkas për të arritur një rezultat.

“Unë mendoj që kjo ka pasur me ndodh herëdokur por Serbisë i është nevojitur një shkas. Kësaj radhe shkasin e ka gjetur te targat. Nëse e bëni një krahasim të humbjeve që i ka përjetuar Serbia me targat, ato të mëparshmet kanë qenë më substanciale”, ka thënë Konjufca.

Ai ka thënë se Serbia po kalon nga Plani A në Planin B për Kosovën.

“Targat më shumë janë shkasi i një beteje që Serbia e ka filluar, apo më mirë kalim në Planin B nga Plani A që e ka pasur Kosovën”, ka thënë Konjufca. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat