Thaçi: Serbët e veriut po terrorizohen nga vet serbët

Aktuale

Thaçi: Serbët e veriut po terrorizohen nga vet serbët

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 22:48
Analisti Jusuf Thaçi

Analisti Jusuf Thaçi ka vlerësuar se janë vetë serbët ata që po kërcënojnë serbët e veriut.

Ai, në emisionin “Pressing”, ka thënë se terrori mbi serbët e veriut vjen “nga paramilitarët e kriminelët serbë”, që veprojnë në kuadër të strukturave paralele. 

“Kush po i terrorizon serbët në veri të Kosovës? Kush po i lë pa shërbime dhe pa institucione? Janë serbët, nuk janë as Qeveria e Kosovës e as shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi në emisionin Pressing të T7.

Thaçi ka thënë se kjo situatë duhet shfrytëzuar që t’i demonstrohet Beogradit dhe serbëve të Kosovës që shteti nuk mund të bllokohet nga një minoritet prej 3 ose 4 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë. 

“Duhet me shfrytëzu këtë situatë, për t’i dëshmuar Beogradit dhe serbëve në Kosovë që shteti i Kosovës nuk bën dhe nuk duhet lejuar të bllokohet për shkak të një minoriteti 3 4 për qind, të cilët veprojnë me direktiva nga Beogradi”, ka deklaruar ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat