Tomë Gashi zbulon sa vite burg mund të bëjnë infermieret që dhunuan të moshuarën: Rrezikojnë dënimin maksimal prej…

Aktuale

Tomë Gashi zbulon sa vite burg mund të bëjnë infermieret që dhunuan të moshuarën: Rrezikojnë dënimin maksimal prej…

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 23:05
Tomë Gashi

Temë e diskutimit në emisionin “Open” në, News 24, ka qenë dhe dhunimi i të moshuarës nga infermieret në shtëpinë e kujdesit në Pejë.

Në një lidhje skype, avokati nga Kosova, Tomë Gashi ka zbuluar se dënimi maksimal me të cilin mund të përballen të infermieret është 3 vite burg. Gjithashtu ai ka bërë dhe një rezyme të shkurtër të ngjarjes që ka ndodhur.

“Kjo është një ngjarje tepër e rëndë dhe nga të gjithë qytetarët e Kosovës është përjetuar rëndë.

Në media ka dalë edhe një njoftim që pagesa rreth 650 euro i është bërë qendrës që tani është mbyllur përfundimisht. Pagesa sa katër paga minimale në vend.

Ministria përkatëse, ka marrë vendim për mbylljen e qendrës.

Është një hetim gjithëpërfshirës për të gjithë të moshuarit, jo vetëm rastin që u bë publik, nëse ka apo jo raste të ndodhura edhe më parë.

Nuk është lënë në kompetencë vetëm të policisë e prokurorisë në Pejë por edhe të instancat më të larta.

Sa i përket dënimit maksimal që pret të arrestuarat, deri në 3 vite burg për akuzën e sulmit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat