Deklarohet edhe Elvis Hoxha: Ndërkombëtarët këshillojnë, por Kosova vendos vetë

Aktuale

Deklarohet edhe Elvis Hoxha: Ndërkombëtarët këshillojnë, por Kosova vendos vetë

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 23:46
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje Elvis Hoxha ka shtjelluar strategjinë se çfarë hapash do të ndërmarrë shteti i Kosovës në këtë situatë të tensionuar.

Sipas tij këshillat e ndërkombëtarëve janë të qarta, por qeveria Kurti vendos vetë. Hoxha solli në vëmendje kërkesën për të shtyrë me 10 muaj reciprocitetin për targat, por tha se është e paqartë çfarë do të ndodhte ato 10 muaj.

“Kur nuk ka mendim, ka dëshpërim. Gjithë kjo që dëgjoj nga media dhe opozita është të krijojmë dëshpërim në popull dhe kur prodhon dëshpërim mund ta shkatërrosh politikën tënde. Nëse do të kesh forcë duhet të prodhosh të drejtën tënde. Ku u prishëm ne me amerikanët?! Vërtetë, kjo është qesharake. E kam dëgjuar gjithmonë këtë sikur amerikanët janë ato kalamajtë e vegjël te kopshti që ma more lodrën edhe idhnohen, edhe pastaj shkojnë pajtohen me gisht,” – u shpreh Hoxha në një intervistë për “Balkan Talks” në Euronews Albania 

Kurti tha se data e fundit për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia, është 31 tetori.

Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se është kërkesë edhe e shteteve të QUINT-it që ky afat të shtyhet për 10 muaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat