Kur bëhet mirë në Kosovë? Tregon Glauk Konjufca

Aktuale

Kur bëhet mirë në Kosovë? Tregon Glauk Konjufca

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 06:35
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka dhënë një sqarim se kur pritet që në Kosovë të këtë paqe dhe të mbizotërojë stabiliteti afatgjatë.

Ai ka thënë se për tu arritur paqja afatgjate në Evropë duhet që Rusia të heq dorë nga Ukraina si dhe Serbia të heq dorë nga Kosova.

Konjufca ka thënë se si komb duhet të jemi unik përballë Serbisë e cila ka pretendime territoriale dhe kjo duhet të iu shpjegohet edhe partnerëve ndërkombëtarë.

“Do të bëhet mirë për sa kohë që jemi unik në interpretimin e interesit kombëtarë, kur jemi unik mos ta përziejmë hapin e dytë me të tretë, dhe kur jemi unik kur ja sqarojmë që me serbinë që të gjitha veprimet që i bëjmë në mbrojtje të kufijve… në raporton në lakminë dhe pretendimet e Serbisë për me nda Kosovën. Nuk ka paqe në Evropë pa heq dorë Rusia nga Ukraina dhe kur Serbia heq dorë nga Kosova”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat