Konjufca e zbulon pse Kurti nuk po tërhiqet nga vendimi për targat

Aktuale

Konjufca e zbulon pse Kurti nuk po tërhiqet nga vendimi për targat

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 06:53
Glauk Konjufca

Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca ka “zbuluar” se përse Qeveria e Kosovës nuk po tërhiqet nga shtyerja e zbatimit të  vendimit për targa.

Konjufca ka thënë se nuk kanë marrë garanci nga ndërkombëtarët se Serbia do ta pranojë planin franko-gjerman në mënyrë që vendimi për targa të tërhiqet.

“Unë ende nuk kam parë garanci që kjo tërheqje e Kosovës është që të arrihet te pranimi i planit franko-gjerman. Tash jemi përballë një situata e cila thotë kështu, nëse ne tërhiqemi pa garanci, kjo i bije që Serbia e dikton ritmin e situatës, kjo i bije hap mbrapa”, ka thënë kryetari i kuvendit, Konjufca.

Kujtojmë se bashkësia ndërkombëtare po kërkon që zbatimi i vendimit për targat të shtyhet për 10 muaj.

Këtë po e kërkojnë edhe opozita në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat