Shkëlzen Gashi, Albin Kurtit: Çil rrugë kryeministër, e t’i kthejmë në pushtet ata që kcejnë prej katit 12

Aktuale

Shkëlzen Gashi, Albin Kurtit: Çil rrugë kryeministër, e t’i kthejmë në pushtet ata që kcejnë prej katit 12

Nga: A.Zh Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 08:56
Shkëlzen Gashi

Analisti i çështjeve politike Shkëlzen Gashi, ka ironizuar me një analist tjetër, që ka thënë se “nëse amerika na kërkon me kcy prej katit 12, na duhet me kcy”.

Gashi ka ironizuar me këtë deklaratë, duke i thënë kryeministrit Albin Kurti që të lëshojë rrugë dhe t’i kthejë në pushtet ata që “kcejnë prej katit 12”, përcjell Bota sot.

“Mirëmëngjes kryeministër!

Pardje një 'analist' i njohun kosovar kishte deklaru: 'Nëse Amerika na kërkon me kcy prej katit 12, na duhet me kcy'.

Pyetja jeme osht: kryeministër, a kcen ti prej katit 12 nëse ta kërkon Amerika?

Na trego, të lutem. Nëse nuk kcen, çil rrugë kryeministër, e t'i kthejmë në pushtet ata që kcejnë prej katit 12”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat