Eksperti i sigurisë del me një pyetje publike për ish policët serbë të dorëhequr - vë në pah këtë detaj!

Aktuale

Eksperti i sigurisë del me një pyetje publike për ish policët serbë të dorëhequr - vë në pah këtë detaj!

Nga: M.H. Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 16:12
Foto nga dorëzimi i uniformave

Një nga temat aktuale kohëve të fundit mbetët largimi i zyrtarëve të policisë (komuniteti serb) nga institucionet e vendit.

E në lidhje me këtë ka reaguar eksperti i sigurisë, Drizan Shal.

Ai përmes një shkrimi në Facebook tregoi një informacion interesant në lidhje me këtë temë.

Eksperti i sigurisë parashtron pyetje nëse këta zyrtar kanë marr para edhe nga Serbia gjatë kohës që kanë ushtruar këtë funksion, përcjell “Bota sot”.

Kjo pyetje vjen menjëhere pas publikimit që të njejtin kanë marr shpërblim nga Serbia si rezultat i veprimit të tyre.

Postimi i plotë

Interesant një informacion :

Zyrtaret e Policisë ( komuniteti Serb ) që kanë dorëzuar uniformen , tani marrin si shpërblim nga shteti i Serbis 1150 euro si rezultat i veprimit të tyre.

Pra nese ky informacion del që është real athere lind pyetja a janë paguar keta zyrtar edhe nga shteti i Serbis edhe gjatë kohes se ushtrimit të funksionit që kanë patur deri para dorëzimit të uniformes ?

Nese del që po athere ka bazë ligjor për ndjekje penale dhe kështu t'ju pamundësohet rikthim i mundëshem në unformen e Policisë se Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat