Krasniqi rekomandon 6 pika se si mund të frenohet Serbia nga ShBA, Nato dhe BE-ja

Aktuale

Krasniqi rekomandon 6 pika se si mund të frenohet Serbia nga ShBA, Nato dhe BE-ja

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 17:45
Milazim Krasniqi

Profesori Universitar dhe analisti politik, Milazim Krasniqi, me anë të një postimi në Facebook ka rënditur disa pika në lloj veprimi që mund të bëjnë Shtet e Bashkuara të Amerikës (ShBA-të), NATO dhe Bashkimi Evropian (BE-ja), në mënyrë që ta frenojnë shtetin e Serbisë.

Detyrimi që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë BE dhe SHBA dhe bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve i ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vuçiqin, Vulinin dhe të gjithë establishmentin e kohës së Millosheviqit janë dy pikat e përmenduar nga Krasniqi.

Postimi i plotë:

“Veprimet që mund të bëjnë SHBA, NATO dhe BE nëse duan ta frenojnë Serbinë:

Mbyllja e Qendrës Humanitare Ruso-Serbe në Nish.
 

Detyrimi që Serbia të vendos sanksione ndaj Rusisë, siç kanë bërë BE dhe SHBA.
 

Derusifikimi i Gazpromit në Serbi, si element sigurie për BE.
 

Kapitulli 35 të nxirret më herët, e jo në fund të negociatave BE-Serbi.
 

Bllokimi i pasurive dhe pengimi i udhëtimeve i ish bashkëpunëtorëve të Millosheviqit, përfshirë Daçiqin, Vuçiqin, Vulinin dhe të gjithë establishmentin e kohës së Millosheviqit.
 

Reforma në drejtësi dhe liria e medieve në Serbi.” Ka shkruar Krasniqi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat