Halimi (LDK): Refuzimi i vizave për ShBA, pasojë e narratives izolacioniste

Aktuale

Halimi (LDK): Refuzimi i vizave për ShBA, pasojë e narratives izolacioniste

Më: 9 nëntor 2022 Në ora: 22:14
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi, ka thënë se refuzimi i vizave për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese.

Sipas saj, rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike.

“Rreshtimi me vendet e zhvilluara, demokratike e aleatët tanë nuk është nënshtrim, por pjekuri politike”.

“Prandaj, fjala e thënë është përgjegjësi, e shtetet moderne u kushtojnë rëndësi deklaratave publike. Refuzimi i vizave për të udhëtuar në ShBA, është pasojë e narratives izolacioniste dhe propaganduese”.

“Një politikë e përgjegjshme i mban afër aleatët, ngase zbehja e besimit të miqve ka pasoja të dëmshme për reputacionin e vendit tonë tek demokracitë e mëdha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat