Haradinaj mbështet deklaratën e Gërvallës për UÇK-në: Foli mirë në Këshillin e Sigurimit në OKB

Aktuale

Haradinaj mbështet deklaratën e Gërvallës për UÇK-në: Foli mirë në Këshillin e Sigurimit në OKB

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 09:24
Daut Haradinaj

Daut Haradinaj, anëtar i AAK-së dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e fundit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

Haradinaj ka thënë në “Prizma” në T7 se s’duhet të ketë politikë “pro e kundër luftës”.

“Unë nuk mendoj që duhet me pasë politikë pro e kundër luftës. P.sh. e pashë Gërvallën në Këshill të Sigurimit. Shumë mirë bëri që e tha për UÇK-në dhe për vlerat e kohës”, ka thënë Haradinaj.

“Nuk ka krah të luftës”, ka theksuar ai. “Nuk mundesh me thanë që ky është krahu i luftës, ai nuk është krahu i luftës”, ka shtuar Haradinaj, duke thënë se kjo ndarje i bën dëm vendit.

“Unë nuk e ndaj UÇK-në prej popullit. Kjo tendencë është tepër e gabueshme”, thotë Daut Harardinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat