Dorëheqjet e krerëve të komisioneve zgjedhore në komunat veriore, KQZ mban mbledhje

Aktuale

Dorëheqjet e krerëve të komisioneve zgjedhore në komunat veriore, KQZ mban mbledhje

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 09:31
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës, me pikë të rendit të ditës, dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të komunave veriore.

Këtë e ka bërë të ditur KQZ përmes një njoftimi, ndërsa bën të ditur agjendën e kësaj mbledhjeje.

Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. 

Raport i Këshillave të KQZ-së:

Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”. 

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik. 

Të ndryshme;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat