Paralajmëron Arianit Koci: Përgatituni sot, për fyrjen e hajgaren e radhës me neve nga BE-ja

Aktuale

Paralajmëron Arianit Koci: Përgatituni sot, për fyrjen e hajgaren e radhës me neve nga BE-ja

Nga: A.Zh Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 10:19
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Bashkimi Evropian, do të fyejë dhe do të bëjë edhe sot hajgare me qytetarët e Kosovës, lidhur me liberalizimin e vizave.

Ai ka thënë se sot grupi punues i Këshillit të BE-së, do të gjejë një tjetër formulim poshtërues, duke vazhduar me avazin e vjetër, përcjell Bota sot.

Sipas tij, "rrencat e BE-së, nuk kanë kredibiltet me ndërmjetësuar në asnjë çështje, lidhur me Kosovën".

Reagimi i tij në Facebook:

Përgatituni sot, për fyerjen dhe hajgarën e radhës me neve kosovarëve, nga ana e BE-së lidhur me liberalizimin e vizave.

Grupi punues për liberalizimin e vizave i Këshillit të BE-së, sot e mbanë mbledhjen e dytë.

Diskriminimi i Kosovës po zgjatë së paku 10 vite, koha kur ju kanë liberalizuar vizat të gjithë fqinjëve tanë.

Tash, sot mbetet që ky grup punues, ta gjejë një formulim kreativ morbid dhe poshterues, me të cilin na japin shpresa që me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS, në fund të vitit të ardhshëm, vizat do të liberalizohen.

Por, do ta lënë një vegëz me të cilën lënë hapsirë që të vazhdojë avazi i vjetër - fyerja, poshtërimi dhe diskriminimi, edhe pasi eventualisht të funksionalizohet ETIAS.

Në anën tjetër, edhe hyrja në fuqi e ETIAS, është shtyre së paku dy herë.

Rrencat e BE-së, nuk kanë kredibiltet me ndërmjetësuar në asnjë çështje, lidhur me Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat