Zëvendës-sekretari i NATO-së shpreh shqetësimin për situatën në veri: KFOR-i i gatshëm të reagojë

Aktuale

Zëvendës-sekretari i NATO-së shpreh shqetësimin për situatën në veri: KFOR-i i gatshëm të reagojë

Nga: F.B. Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Havie Kolomina zëvendës-sekretari i NATO-së për punë dhe siguri politike ka deklaruar se është i shqetësuar me situatën në veri, pasi është hera e parë e tërheqjes së serbëve nga të gjitha institucionet, por në rast eskalimi dhe acarimi KFOR-i është i gatshëm të krijoj siguri dhe mjedis të sigurt e lëvizje të lirë për të gjithë në Kosovës, shkruan “Telegraf” transmeton “Bota Sot”.

Ai për “Tanjug” tha se prania e KFOR-it do të shtohet nëse ka nevojë për këtë “mendoj se është momenti ku të gjithë duhet të bëjnë hap prapa, natyrisht ne jemi të gatshëm të reagoj në zinxhirin e sigurisë si hallka e tretë. Kemi raporte të shkëlqyeshme ditore me kompetentët dhe me zyrtarët tuaj dhe jemi të gatshëm nëse është i domosdoshëm reagimi”.

Duke komentuar vizitat e shpeshta të krerëve të NATO-së në Serbi, ai tha se partneriteti i Serbisë me NATO është i rëndësishëm dhe qëllimi është vazhdimi i konsultimeve në secilin nivel.

“Kemi kaluar rrugë të gjatë bashkë nga 2006, kur u nënshkrua dokumenti për bashkëpunim. Ballkani është me rëndësi strategjike për euro-aleancën dhe Serbia si element kyç i stabilitetit, andaj është me rëndësi ruajtja e lidhjeve dhe konsultimi” tha Kolomina.

Në pyetjen nëse vizitat janë paralajmërim për angazhim shtesë të NATO-së në rajon, Kolomina tha se në Madrid u konstatua se Ballkani është me rëndësi strategjike për aleancën dhe duhen krijuar lidhje të qëndrueshme me të gjithë.

Ai përkujtoi se sekretari Stoltenbeg para dy dite ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin Vuçiq dhe se shefi i Komitetit ushtarak ka vizituar kohë më parë Serbinë duke dëshmuar vazhdimin e dialogut në nivel të lartë.

Ndërsa lidhur me qëndrim rreth neutralitetit ushtarak të Serbisë, Kolomina tha se “politika juaj respektohet nga NATO, por në të njëjtën kohë partneriteti sjell shumë gjëra për popullatën civile, andaj kjo është diçka që tregon sa është pozitive lidhja mes Serbisë dhe NATO-së për banorët tuaj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat