Tahiri e ngacmon Kusarin: Unë s’muj me fol serbisht se s’di

Aktuale

Tahiri e ngacmon Kusarin: Unë s’muj me fol serbisht se s’di

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:11
Abelard Tahiri dhe Mimoza Kusari

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri foli në Kuvendin e Kosovës për situatën në veri të vendit.

Tahiri e mori fjalën pas një fjalimi të kryetares së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, e cila në serbish iu drejtua serbëve.

“Faleminderit! Unë s’muj me fol serbisht se s’di, kështu që po vazhdoj shqip”, tha fillimisht Tahiri.

Ai i tha Qeverisë se kanë përgjegjësi “për moskthimin e situatës para korrikut 2011”, ndërsa tha se “do t’ju mbështesim deri kur nuk do të hiqni dorë nga ajo pjesë e territorit”.

“Ju kërkojmë vigjilencë, angazhim, përkushtim, që të vazhdojë puna në veri të vendit”, tha Tahiri.

Ai foli edhe për marrëniet me ndërkombëtarët, duke thënë se “nuk na duhet konfrontim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat