Mbrojtja e Kadri Veselit i kërkon gjyqtarit të mos vendos për vazhdim paraburgimi

Aktuale

Mbrojtja e Kadri Veselit i kërkon gjyqtarit të mos vendos për vazhdim paraburgimi

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:24
Kadri Veseli

Avokati i Kadri Veselit, Ben Emmerson ka parashtruar një shkresë të re gjyqtarit të procedurës lidhur me shqyrtimet e rregullta të vazhdimit të paraburgimit të ish-kryeparlamentarit të Kosovës.

Në vijimësi të disa temave që u ngritën nga mbrojtja e Veselit në seancën e fundit statutore, avokati kërkon që ‘rishikimi i paraburgimit të tij të shtyhet derisa të zgjidhet një çështje e veçantë e zbulimit që lidhet me shqyrtimin e paraburgimit të tij, e cila u ngrit në Konferencën e Pesëmbëdhjetë të Statusit.

Në shkresën e datë 7 nëntor 2022, Emmerson i kërkon që të caktohet sa më shpejt shqyrtimi i radhës i paraburgimit të Veseli pasi të jetë zgjidhur kërkesa e adresuar më lartë.

”Mbrojtja kujton se është urdhëruar të paraqesë kërkesën e saj për zbulimin në fjalë deri më 14 nëntor 2022; dhe një përgjigje, nëse ka, deri më 29 nëntor 2022. Mbrojtja kërkon që shqyrtimi i radhës i paraburgimit të Veseli të caktohet sa më shpejt që të jetë e mundur pas vendimit rreth kësaj kërkese”, thuhet në dokument.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat