Bislimi: Tahiri u kthye kah unë më fyu e shau

Aktuale

Bislimi: Tahiri u kthye kah unë më fyu e shau

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 11:56
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka dalë në foltoren e Kuvendit dhe tha se shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka sharë dhe fyer pasi iu ndal mikrofoni.

“Deputeti Abelard Tahiri nxori një sërë akuzash për ministren Haxhiu, ndërkaq pasi u mbyll mikrofoni në stilin e një banditi që i vendos shurdhuesin armës së tij u kthye kah unë dhe shprehu një sërë kërcënimesh, të cilat pastaj i shoqëroi me sharje dhe fyerje nga ulësja e tij. Do të doja që Prokuroria të merret me këtë rast”, tha Bislimi në foltore.

Derisa kryesuesja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, kërkoi që të kenë kujdes me gjuhën edhe nga ana e Qeverisë edhe nga ana e deputetëve.

Tahiri më pas u kundërpërgjigj duke thënë se Bislimi është në “gjendje të rëndë” dhe se në foltore po flet akuza të pabaza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat