Tahiri kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Je sanksionuar nga ShBA-të, marre është

Aktuale

Tahiri kërkon dorëheqjen e Haxhiut: Je sanksionuar nga ShBA-të, marre është

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Abelard Tahiri dhe Albulena Haxhiu

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që të dorëhiqet pasi është e sanksionuar nga ShBA-të.

Ai ka thënë që është turp që ministrja Haxhiu ta mbajë akoma këtë pozitë edhe për shtetin e Kosovës.

“Faleminderit ministre e sanksionuar nga ShBA nuk e si a ka më të keqe se me u sanksionu nga ShBA-të. Ne e kemi larguar Veselinoviqin dhe Radiojqiçin, por ju të sanksionuarit po e ktheni krimin në veri. Unë me qenë në situatën tanë kisha dhënë dorëheqje, sepse me u sanksionu nga ShBA-të e me vazhdu punën si ministre e Drejtësisë është marre”, është shprehur Tahiri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje ka thënë se bashkë me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, e kanë konsideruar se duhet ta shtyjnë vizitën e saj për në SHBA për në dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat