Haradinaj mesazh qeverisë Kurti: Nëse s’po ec plani në veri, s’është marre ta ndërroni

Aktuale

Haradinaj mesazh qeverisë Kurti: Nëse s’po ec plani në veri, s’është marre ta ndërroni

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet t’ia bëjë një analizë planit në veri të vendit për çështjen e targave dhe se nëse s’po ec duhet të ndërrojë atë.

“S’është marre me i bë analizë planit. Pse qeveria vetëhidhërohet? Pse lyp faj te ne tjerët kur i ka përgjegjësitë? Bëje një analizë, nëse plani nuk shkon në drejtimin e duhur nuk është marre, nuk po e bëni këtë se jeni të dobët, por se plani s’po jep rezultat. Gjithë njerëzit racionalë veprojnë kështu, edhe qeveritë e superfuqive”, tha Haradinaj nga foltorja. 

Ai tha se nëse Qeveria e gjen që vendimi për targat ka efekte dhe po jep sukses, atëherë “le të na tregojë”.

“Cila është kundërvlera që i ka thënë jo kërkesës amerikane?”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat