Murati e Bislimi ia përmendën “shurdhuesin”, Tahiri: Jam kërcënuar me grua e fëmijë për këtë punë

Aktuale

Murati e Bislimi ia përmendën “shurdhuesin”, Tahiri: Jam kërcënuar me grua e fëmijë për këtë punë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:11
Abelard Tahiri

Deputeti nga radhët e PDK’së, Abelard Tahiri, ka zbuluar se është kërcënuar me grua dhe fëmijë nga një person, për siç ka thënë, debatin e partisë në pushtet për punën e armës me shurdhues.

Tahiri ka thënë se për këtë e ka edhe konfirmimin e Policisë.

Këtë deklaratë, Tahiri e dha pasi zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Ministri Hekuran Murati, ia përmendën punën e armës me shurdhues.

Për punën e shurdhuesve, nuk e kam thanë asnjëherë më herët, duke i përmend ju, unë e kam marrë një kërcënim që e kam denoncuar në Polici, kërcënojnë në grua dhe fëmijë”, ka thënë Tahiri.

Sipas Tahirit, personi që e ka kërcënuar është në vuajtje të dënimit në Podgoricë, për organizimin e një vrasje.

“Policia vjen me një raport, ku thotë e kemi identifikuar personin, i cili ju ka kërcënu. Është në vuajtje të dënimit në Podgoricë, për organizimin e një vrasje, si rezultat i debatit për shurdhues. Pra është një vrasës në vuajtje të dënimit në Podgoricë, më shkruan mua nga burgu pikërisht për punën e shurdhuesve, me debatin që e beni ju. Janë armë që janë ble për sigurimin e kryeministrit të Republikës së Kosovës në atë kohë, e që s’ka lidhje me mua. Prandaj ju me këtë retorikë me të cilën na i kërcënoni edhe gratë dhe fëmijët në shtëpi, nuk kemi me ju toleru. Shikoni, kontaktone Policinë dhe e shihni. Pra e kam konfirmimin e Policisë që personi që më shkruan për shurdhues nga burgu në Podgoricë, është një njëri i dënum për organizimin e një vrasje në Podgoricë. Ju me këtë retorikë, keni më u përplas keq me neve”, ka deklaruar Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat