“Kryeministri ka shkuar vet i gjashti në Paris”/ Pozhari: Kurti me këto veprime po dëshmohet lojtar i madh!

Aktuale

“Kryeministri ka shkuar vet i gjashti në Paris”/ Pozhari: Kurti me këto veprime po dëshmohet lojtar i madh!

Nga: A.M Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 13:34
Analisti Xhevdet Pozhari dhe Albin Kurti

Analisti Xhevdet Pozhari ka komentuar dialogun Kosovë-Serbi dhe vizitën e kryeministrti Albin Kurti në Paris.

Ai përmes një shkrmi në Facebook u shpreh se Kurti po qëndron në shtetin që udhëhiqet nga një president që në mes të Beogradit thoshte në gjuhën serbe Franca ju don, ashtu siç e keni dashur ju atë.

Pozhari tha se Kurti po dëshmohet lojtar i madh.

“Topin e ka gjuajtur tek Vuçiçi i cili në Samitin e Paqes në Francë do të zgjedh ose të ulet të bisedojë, ose do t'i bie maska dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk është i interesuar për marrëveshje”, potencoi analisti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Për ata që duan të analizojnë me gjakftohtësi!

Para një jave, në kuadër të Procesit të Berlinit u nënshkruan tre marrëveshje të rëndësishme.

Vuçiç nuk morri pjesë. Bërnabiç as që e përshëndeti Kurtin. Nervozizmi ishte i dukshëm. Një projekt si "Ballkani i Hapur" me interes puro sllav, vdiq.

Sot, Kurti qëndron në Francë. Në shtetin që udhëhiqet nga një president që në mes të Beogradit thoshte në gjuhën serbe "Francuska vam voli, kao sto ste vi voleli nju" (Franca ju don, ashtu siç e keni dashur ju atë). Ky shtet jo shumë kohë më parë na kushtëzoi liberalizimin e vizave, me një arsye koti.

Kryeministri Kurti ka shkuar vet i gjashti, me planin "franko-gjerman" dhe propozimet e tij. I gatshëm për marrëveshje, në terren të përshtatshëm për kundërshtarin, dhe me ekip që mund ta fascilitojë çdo gjë.

Topin e ka gjuajtur tek Vuçiçi i cili në Samitin e Paqes në Francë do të zgjedh ose të ulet të bisedojë, ose do t'i bie maska dhe të gjithë ta kuptojnë se nuk është i interesuar për marrëveshje.

Albin Kurti me këto veprime po dëshmohet lojtar i madh. Dhe, s'di pse e kam një ndjenjë se në këtë strategji i ka ndihmuar edhe një shtet që është mik i madh i joni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat