“Po dalim jashtë kontrollës” – Selmanaj lavdëron Konjufcën dhe i bën një kërkesë

Aktuale

“Po dalim jashtë kontrollës” – Selmanaj lavdëron Konjufcën dhe i bën një kërkesë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 13:57
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj i ka kërkuar kryeparlamentarit Glauk Konjufca që të mos mungojë në seanca, sepse me mungesën seanca po “del jashtë kontrollës”.

Selmanaj ka thënë se në momentin e mungesave eventuale të Konjufcës, seancat nuk po menaxhohen siç parasheh rregullorja.

“Në momentin që po zëvendësohesh sikur po dalim prej kontrollës. Prandaj, një kërkesë personale sepse kam besim në mënyrën se si po menaxhoni seancën”, tha Selmanaj.

Të enjten, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës deputetët dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës u përplasen dhe akuzuan njëri-tjetrin për sulme personale.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi pretendoi se u kërcënua nga deputeti i Partisë Demokratike, Abelard Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat